Kandidati i Koalicionit Euroatlantik të drejtuar nga Lulzim Basha, Naim Hasani thotë se vota e diasporës ka rëndësi të madhe në zgjedhjet e 11 majit, pasi është e para herë që shqiptarëve jashtë kufijve iu jepet mundësia që të zgjidhen dhe të zgjedhin.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se nga diaspora ka interes të shtuar për atë që ndodh në Shqipëri dhe për mënyrën si organizohen zgjedhjet dhe se si bëhet fushata.
Hasani shtoi se vota e 11 majit do të jetë votë proteste, duke thënë se është fatkeqësi e madhe për opozitën shqiptare që është fragmentuar në parti të ndryshme në vend që të ishte e bashkuar.
Sipas tij, vota do shkojë për parti që përfaqësojnë një alternativë ndryshe nga kjo parit që është në pushtet prej 12 vitesh dhe nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore që afron zero alternative.
Nuk jam gati të vij në Shqipëri për një karrige, por jam gati të kontribuojë për një Shqipëri ndryshe nga sa kemi pasur në 34 vite.
Prej 34 vitesh shqiptarët nuk kanë reshtur së larguari, dy vite më parë mbi 14 mijë shqiptarë iu drejtuan Britanisë me gomone.
Kjo ishte absolutisht turpi i një qeverie në pushtet, e cila i ka humbur shpresën shqiptarëve dhe nuk shohin asnjë alternativë pse të rrinë këtu.
Si mazhoranca në pushtet, edhe Partia Demokratike aktuale e drejtuar nga lideri i saj historik, kanë një deficit të jashtëzakonshëm me emigrantët shqiptarë, ku njëri është arsyeja e largimit dhe tjetri nuk iu jep asnjë shpresë që të kenë mënyrë alternative qeverisje.
Mendoj se vota e 11 majit do të jetë votë proteste, por jo në favor të një partie e cila fatkeqësisht nuk e ka gjetur dot veten.
Dhe është fatkeqësi e madhe për opozitën shqiptare që është fragmentuar në parti të ndryshme në vend që të ishte e bashkuar.
Besoj se vota do shkoj për parti që përfaqësojnë një alternativë ndryshe nga kjo parit që është në pushtet prej 12 vitesh dhe nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore që afron zero alternative.
Nuk besoj se zoti Berisha e ka ngritur opozitën, por është në defiçit të thellë ndaj shqiptarëve.
Besoj se mazhoranca aktuale do të kishte zero mundësi për të qëndruar në pushtet, përballë një opozite të fortë.



