Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Veliu u përball me Komisionin për tre proceset e vlerësimit kalimtar të punonjësve, vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figures dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Ai është verifikuar në të trija shtylla e këtij procesit, që janë; pastërtia e figurës, aftësitë profesionale, dhe deklarimi pasuror. Gjatë marrjen në pyetje dje, Veliu dekaloi se ka si pasuri një apartament me vlerë 79 mijë euro, të cilin e ka prenotuar, dhe për të cilin ka paguar deri më tani 37 mijë euro.
Pas seancës dëgjimore të zhvilluar një ditë më parë, Komisioni shpalli sot vendimin duke konfirmuar në detyrë kreun e Policisë së Shtetit pasi rezultoi i pastër pas hetimeve.



