Prençe: Çdo muaj 5 milionë euro humbje në biznesin fason nga kursi i këmbimit. Eksportet rënie me 13% (VIDEO)

Prençe: Çdo muaj 5 milionë euro humbje në biznesin fason nga kursi i këmbimit. Eksportet rënie me 13% (VIDEO)

Kryetari i Proexport Albania, Edvin Prençe, thotë se çdo 0.1 pikë që bie në kursin e këmbimit ndikon në mënyrë shumë e evidente në sektorin fason. Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se po rriten dita ditës humbjet që ky sektor ka 4.5-5 milionë euro humbje në muaj për gjithë sektorin e manifakturës, vetëm nga rënia e kursit të euros. Prençe shtoi se bizneset po reflektojnë sa më shumë, në mënyrë të ndryshojnë kostot dhe të ngushtojnë kostot e tyre të brendshme. “Sektori i këpucës dhe veshjeve intime po rrezikon më shumë dhe në ditët në vazhdim nuk e kanë shumë të qartë se çfarë porosish do vijnë, dhe nuk dinë as vetë se ku do shkojë. Kjo situatë mund të çojë dhe në reduktimin e vendeve të punës dhe mund të ketë impakt më të madh social, edhe për shtetin i cili do të jetë i detyruar të incentivojë këta njerëz që do dalin pa punë. Ka reduktim të nevojës për vende pune, nëse kërkonim 20 mijë vende pune, kjo kërkesë është përgjysmuar. Ka biznese me humbje të likuiditetit, por vazhdojnë të punojnë me ritmin që ka pasur. Kanë reduktuar fitimin dhe xhiron mujore, por po vazhdojnë të ruajnë prodhimin. Nga Serbia dhe Maqedonia kemi një konkurrencë të fortë. Kursi i këmbimit në këto dy vende është një kurs fiks, nuk kanë problematika të brendshme. Përtej incentivimit dhe mbështetjes konstante të qeverisë, këto vende kanë kurs konstant këmbimi prej vitesh. Dhe në një moment të tillë dhe klientët vetë janë të detyruar të ndjekin linja të tjera, drejt vendeve të rajonit, apo Afrikës, si Maroku, Tunizia. Po vazhdojmë të humbim konkurrueshmërinë dhe klientët te ato vende që i kemi pasur besnik. Kjo çon në ulje të prodhimtarisë dhe uljeve të vendeve të punës.” Prençe kërkoi që nga ana e qeverisë të ketë një mbështetje reale për sektorin e manifakturës, duke nënvizuar se janë në një tryezë diskutimi, teksa kërkoi që të bëhet një analizë nga të gjithë aktorët. Ai tha se 2023-in e sheh si vit të zymtë dhe të frikshëm dhe se një gjë të tillë e konfirmojnë edhe ekspertët e ekonomisë. Sipas tij, rënia e eksporteve që nga muaji janar është me 13% dhe se frika është për një thellim edhe më të fortë, duke nënvizuar se shpreson që të mos kalohet 25% deri në muajin shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy