Protestë në luginën e Preshevës për adresat, arrestohen 5 ish-paramilitarë serbë në Kosovë për krime lufte

Protestë në luginën e Preshevës për adresat, arrestohen 5 ish-paramilitarë serbë në Kosovë për krime lufte

Një protestë mbarëpopullore është paralajmëruar në Luginën e Preshevës për pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

Këshilli Kombëtar Shqiptar i Luginës ka vendosur të organizojë këtë protestë kundër diskriminimit të shqiptarëve nga Serbia, që sipas tyre ka për synim shpopullimin e kësaj treve.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka deklaruar se Serbia tashmë ka kaluar në nivelet e racizmit ndaj shqiptarëve, pasi po u pamundëson edhe votën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Për zëvendës kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, plani i Serbisë është dhe më afatgjatë, duke synuar që ti kthejë 3 komunat me shumicë shqiptarë, në komuna serbe.

Sipas autoriteteve shqiptare në Luginë, deri më tani janë pasivizuar rreth gjashtëmijë adresa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa për to ka patur edhe reagime ndërkombëtare, nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

Nga ana tjetër, Serbia është ankuar për arrestimin e 5 ish-paramilitarëve serbë në Kosovë, të akuzuar për krime lufte.

Për këto arrestime, ka reaguar vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili ka akuzuar edhe ndërkombëtarët për heshtje.

‘Ata po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, çdo serb dhe t’ua bëjnë të qartë të gjithëve se serbët nuk duhet të jenë atje, në Kosovë. Është një heshtje e dhimbshme e bashkësisë ndërkombëtare. Deri kur do të bëjnë sikur nuk e shohin.

Vetëm 2 javë më parë, Kosova dhe Serbia patën një tjetër incident, pasi një shqiptar i arratisur nga burgu, Faton Hajrizi, vrau një polic dhe plagosi një tjetër në territorin serb në Lloznicë, ndërsa më pas u ekzekutua në kufi me Bosnjë dhe Herzegovinën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy