Kritike mjaft e ashpër vjen nga LSI për kryeministrin Rama, deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli e akuzon kryeministrin se ka diskriminuar Veriun e Shqipërisë në investime.
Kadeli tha në një takim me strukturat në Lezhë se ky qark është diskriminuar nga qeveria pasi nuk ka investime, ndërkohë që sipas tij të gjtiha investimet e qeverisë kanë shkuar në Jug të vendit.



