Ndryshimet në kupolën e policisë/ Hajdarmataj: Duhet transparencë para qytetarëve dhe analizë paraprake, mungojnë në Policinë e Shtetit (VIDEO)

Ndryshimet në kupolën e policisë/ Hajdarmataj: Duhet transparencë para qytetarëve dhe analizë paraprake, mungojnë në Policinë e Shtetit (VIDEO)

Ndryshimet së fundmi në policinë e shtetit me qëllim ristrukturimin e strukturës policore, për ish-drejtuesin e policisë duhet të jenë transparente për popullatën.

Në studion e “MCN live”, Hajdarmataj, vlerëson se këto ndryshime paraprakisht duhet të behën mbi bazën e një analize të punës së tyre e jo mbi bazën e një emri që çon në lëvizje në rrethe.

Policia e Shtetit nuk po shlirohet nga një fenomen që ka të bëj me marrëdhënien me publikun, ajo është shumë domethënëse, duhet transparence, dhe jo të fshihemi pas çështjeve që jemi mësuar ti dëgjojmë se jo nuk japim informacion se është çështje hetimore.

Nëse drejtori i përgjithshëm i policisë bën ndryshime, dhe këtë analizë ai duhet ta bëj transparente, dhe ne si publik të arrijmë të kuptojmë këto lëvizje, se a e kanën efektin e duhur, dhe jo sic e shohim ne nga jashtë, duke i spostuar drejtuesit nga një vend në tjetrin, si rokadë.

Për mua si ish-drejtues policie, ndryshimet janë të nevojshme, por të bëhet mbi bazën e një analize, jo mbi bazën e një emri. Problemi është se ne nuk e dimë, duam transparencë, kjo mungon, u lëviz ky, se u bë  një analizë pune, pra duhet të jetë e hapur për publikun. Por prap vazhdojmë të jemi në një guacë dhe vetëm në konferencë për media dhe shpërndarje komunikatash, sa për të thënë.

Hajdarmataj ka vërejtje në lëvizjet në qarkut e Policisë së Shkodrës, për të cilën vlerëson se nuk është i duhuri.

Në qarkun e Shkodrës, ka një lëvizje, por unë nuk mendoj se është gjetur personi i duhur, sepse drejtoria që ka shkuar atje, ka qenë i përfolur që në kohën e ish-ministrit Tahirir, si i implikuar në çështjen Zagani.

Me këtë rast unë mendoj se nuk do të sjellë risi ose është personi adapt për Shkodrën, kur atje është qark me shumë vështirësi.

Sipas Hajdarmataj, ndryshmet strukturore në polici duhet të përshtaten me ndryshimet që sjellë teknologjia dhe koha në vend.

Duhet të kuptojmë se që nga viti 1991, ligjet që kanë pësuar më shumë ndryshime janë ato të Policisë së Shtetit. Lëvizjet apo strukturimi i policisë së shtetit si institucioni më i madh që ka përgjegjësi për të parandaluar krimin, bazohet në dy kritere, së pari analiza personale e çdo raporti për secilin që lëviz dhe ndryshimi strukturor i policisë së shtetit.

P.sh. para 10 vitesh dronët nuk kanë qenë në përdorim, sot dronët po përdoren edhe për kanabis edhe për luftë, ne nuk mund të kemi sot atë ristrukturim të policisë, siç ka qenë para 10 vitesh e siç është sot.

Pra, duhet një strukturim tjetër dhe në këtë aspekt mund të themi se ndryshimet strukturore duhet të përshtaten më ndryshimet që merr koha, teknologjia në shoqëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy