Lidhja mes Cara Delevigne dhe Ashley Benson ka qenë ndër më të komentuarat në media. Por mesa duket edhe kësaj lidhje që dukej mjaft e qëndrueshme I erdhi fundi.
Aktorja e Pretty Little Liars dhe modelja angleze filluan të dalin bashkë rreth dy vite më parë, por vetëm në korrik 2019 qarkulloi një video e të dyjave që e konfirmoi lidhjen e tyre në atë kohë.
Cara dhe Ashley u takuan në setin e "Her Smell" dhe nga ai moment nuk u nda më. Lidhja e tyre ka qenë gjithmonë në qendër të lajmeve rozë dhe dukej se po shkonte shumë mirë. Me sa duket diçka duhet të ketë shkuar keq, duke i bërë ato të dyja t’i thonë lamtumirë njëra-tjetrës
Vetë aktorja dhe modelja nuk kanë konfirmuar asgjë, por burime të afërta kanë thënë për mediat amerikane se çifti është ndarë.



