Vrau 6 besimtarë në xhami, ja kush është autori i sulmit në Kanada (FOTO)

Vrau 6 besimtarë në xhami, ja kush është autori i sulmit në Kanada (FOTO)

Sulmi në xhaminë e Kebekut në Kanada dy ditë më parë kishte të gjitha karakteristikat e një sulmi terrorist nga ata të dy viteve të fundit. Por ndryshe nga sulmet që deri tani janë kryer në emër të Shtetit Islamik në vende me shumicë të krishterë, ai pati si shënjestër një vend ku luten myslimanët.

Një person i armatosur hyri në xhami dhe qëlloi në drejtim të të pranishmëve, duke vrarë 6 besimtarë e duke plagosur shumë të tjerë.

Sipas mediave kanadeze, autori është një student franko-kanadez. Alexandre Bissonnette do të përballet me akuzën për 6 vrasje dhe 5 tentativa vrasjeje.

27-vjeçari ka dalë para gjykatës së Kebekut ditën e djeshme. Ai është arrestuar ndërsa lëvizte me makinën e tij në urën që lidh Kebekun me Ile d'Orleans, pasi i telefonoi vetë policisë dhe i tha se ishte i gatshëm të bashkëpunonte.

Mediat lokale shkruajnë se ai ka studiuar shkenca politike dhe antropologji në Laval University, që ndodhet jo shumë larg xhamisë ku kreu sulmin.

Në rrjetet sociale, ai ishte ndjekës i Donald Trump dhe lideres së Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen.

Shumë prej njerëzve që e njohin thonë se ai shquhej për qëndrimet e tij në favor të ekstremit të djathtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy