Peticionin e nisur online kundër ambasadores amerikane, Yuri Kim, gazetari Robert Papa e sheh si kundërpërgjigje për ndërhyrjen e saj në çështjet politike të vendit. Në një lidhje Skype nga SHBA, Papa tha se Kim duhet të jetë më e tërhequr.
Nëse do të isha në pozitën e Kim do ta shikoja me vetëautokritikë që nxit dhe frymëzon reagim masiv. Problemi qëndron te ajo sepse shqiptarët janë proamerikanë. Ajo përfaqëson presidentin. Diplomacia amerikane vitet e fundit ka treguar se nuk është më ajo e vjetra. Filloi me Grenell në Gjermani.
Mos t’ju duket habi që lobistët të emërojnë dhe largojnë ambasadorë. Kim duhet të jetë më e tërhequr. Kur ndërhyn brenda një partie, shqiptarët mendojnë që ky është problem. Ajo duhet të zbatojë parimet bazë të kësaj demokracie të madhe. Peticioni nuk e largon dot. Sjellja e saj në përplasjen me Berishën u sfidua.
Lidhur me vizitën e nd.sekretares amerikane të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Papa tha se është një udhëtim diplomatik që do të përqendrohet te rreziku i ndikimit rus dhe atij kinez në rajon.
Donfried ndryshon nga teknokratët. Është te unaza e ngushtë e Blinkenit. Ka qenë presidente e German Marshall Fund. Shikohet rreziku i ndikimit rus dhe kinez në Ballkan. Është udhëtim diplomatik. Po të shikosh mesazhet, në Mal të Zi do t’i falënderojë për sanksionet ndaj Rusisë, në Serbi do të kërkojë dialogun me Kosovën.
Në Shqipëri do të përmendë korrupsionin dhe reformën në drejtësi. Tematika e takimeve e përpiluar nga Eskobar. Pres të takojë Alibeajn dhe të shmangë presidentin. Sa më shumë vizita të këtij niveli të kemi, aq më shumë do të njihet realiteti në Shqipëri. Ajo përbën qëndrimin politik të parlamentit.
Sanksionet bëhen nga zyra të ulëta rëndësie. Ka edhe të tjerë në listë. Se kur do të shpallen është tjetër çështje. Nuk ka nevojë të vijnë në Shqipëri të thonë kemi lista.



