Maskat e skaduara, PD çon në SPAK Manastirliun për “shpërdorim detyre”

Maskat e skaduara, PD çon në SPAK Manastirliun për “shpërdorim detyre”

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu dhe zyrtarët përgjegjës për shpërndarjen e 1.2 milion masakave të skaduara tek personeli mjekësor.

Kallëzimi penal i Partisë Demokratike argumenton se Ministrja e Shëndetësisë është përfshirë në një veprimtari kriminale me pasoja të rënda për shëndetin e stafit mjekësor, duke urdhëruar shpërndarjen dhe përdorimin nga personeli mjekësor të maskave të skaduara prej dhjetorit 2011.

“Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”- thuhet në kallëzimin e 10 Marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në kallëzim thuhet se Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skenar kriminal të manipulimit, të fshehjes së vërtetës, duke vënë në dispozicion të mjekëve mbetje spitalore, në vend te asgjesimit të tyre.

 Partia Demokratike denoncoi dje se qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Kutitë me maskat e skaduara ishin një etiketë që mbulonte datën e skadencës, duke shkelur ligjin në mënyrë të dyfishtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy