Paralajmërimi i Yuri Kim: Kujdes kë fusni në lista, do të mbani përgjegjësi

Paralajmërimi i Yuri Kim: Kujdes kë fusni në lista, do të mbani përgjegjësi

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, paralajmëron krerët e partive se do të mbajnë përgjegjësi për emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme. Në një postim në Tuiter, Kim shprehet se para hartimit të listës përfundimtare, kandidatët duhet t’i nënshtrohen vetingut.

Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vetoni kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin”, shkruan Kim.

Reagimi i ambasadores amerikane vjen pasi në media nisën të qarkullojnë emra të njohur si kandidatë të mundshëm për deputetë. Megjithatë, në lidhje me këto nuk ka pasur ende reagime zyrtare nga asnjë forcë politike.

Formulari i dekriminalizimit është filtri nëpërmjet të cilit kanë kaluar deputetët e kësaj legjislature. Deklarimi i të shkuarës së tyre, përfshirë raportet me drejtësinë në vend apo jashtë tij, është bërë shkak për largimin e disa kryebashkiakëve pas zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit të kaluar.

Vetë Partia Demokratike një muaj më parë miratoi atë që njihet si vetingu i kandidatëve. Sipas tij, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputet nis nga anëtarësia, më pas listat kalojnë në një komision të vlerësimit të kandidaturave dhe pas shqyrtimit konsultohen sërish me anëtarësinë, përmes parimit “një anëtar - një votë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy