
Përplasjet mes qeverisë italiane dhe gjyqësorit për transferimin e emigrantëve në brigjet shqiptare vijojnë të jenë të forta.
Gjykata e Romës ka pezulluar ndalimin e 43 emigrantëve që u sollën nga ushtria italiane në Gjadër të Lezhës.
Juristi shqiptar nga Italia Erjon Begaj, sqaron për “MCN lajme” se marrëveshja e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të marrë zgjidhje përfundimtare pasi vendimit të Gjykatës Evropiane e cila do të shprehet përfundimisht më 25 shkurt.
Edhe në këtë rast Gjykata e Apelit ka vendosur që përsëri të ja drejtoj një kërkesë Gjykatës së të Drejtës Evropiane duke thënë se po këta 43 emigrantët që janë çuar në Gjadër, kompetencë e kujt do të jenë.
Pra, nuk janë marrë një vendim , thjeshte kanë thënë që derisa të shprehet Gjykata e të Drejtës Evropianë më 25 shkurt, këta emigrantë duhet të kthehen në Itali, nuk mund te qëndrojnë në Gjadër.
Pas datës 25 do të shkojmë, do të merren një tjetër faqe e kësaj telenovele sepse me të vërtetë po arrin në absurd, se si do të vazhdojë më pas kthimet e këtyre emigrantëve.
Përsa më lart, jursti Begaj, vlerëson se bazuar në ecurinë e deritanishme të marrëveshjes, kryeministrja Meloni po e shfrytëzo marrëveshjen për interesa politike.
Sipas tij, Meloni po kërkon të tërheqë debatin në politikën e brendshme dhe po shfrytëzon këtë situatë për të rritur mbështetje populiste për qëndrimet e saj ndaj emigracionit.
Pas këtij vendimi, ajo do ët bëhet një pikënisje, një pikë orientimi për të gjitha aksionet që do të merren, si nga ana e qeverisë Meloni, për kthimin e emigrantëve në Gjadër, ashtu edhe nga ana e drejtësisë nëse do ta lejonte një legjitimim të tillë, por të gjithë duhet të qëndronin.
Çfarë ka ndodh, ndodhi ajo që këtë thirrje të Kasacioni, Meloni nuk e ka respektuar. Sepse ajo po e kupton fare mirë mesazhin që po ja kalon elektoratit të saj, mesazhi është i thjeshtë, unë po e bej të pamundurën që të bllokoj hyrjen e emigracionit të paligjshëm por e kam të pamundur nga ana e gjykatave të cilat kanë vendosur që të më kenë mua si objektiv.
Me këtë rast Meloni, po kërkon që debati, këtë lloj përplasje, këtë lloj falimentimi të marrëveshjes, ta tërheqë në debatin politik me të cilin me shume inteligjencë po e shfrytëzon duke e rritur konsensusin e saj.



