Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zhdukjen e Eglant Koçit, një rast i cilësuar si mjaft sensitiv dhe që po hetohet nga Struktura e Krimeve të Rënda, pas indicieve të dhëna nga familjarët.
Në deklaratën e përjavshme për mediat, drejtori i policisë, Oliger Torba tha se hetimet janë nisur pas indicieve të marra nga familjarët e të humburit, ndërsa puna në terren vijon intensivisht.
Sipas tij kërkimet janë përqendruar kryesisht në rrethinat e Tiranës dhe në zonën kufitare me Elbasanin.
Në operacionet e kërkimit janë angazhuar edhe forca të tjera, përfshirë FSK-në, por deri më tani nuk është arritur asnjë rezultat konkret, pavarësisht kontrolleve të shumta në zonat e dyshuara.



