Presidenti i PE: Serbia dhe Mali i Zi, në BE në 2025-n

Presidenti i PE: Serbia dhe Mali i Zi, në BE në 2025-n

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, thotë se Mali i Zi dhe Serbia do të jenë fatlumët e radhës për procesin e pranimit në BE. Vetëm pak orë para vizitës që do të zhvillojë nesër në Beograd, Tajani në një intervistë u shpreh se Mali i Zi dhe Serbia mund të jenë gati për pranimin në BE deri në vitin 2025.

“Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë dhe të besueshme europiane, por gjithashtu edhe mbështetjen e Parlamentit Europian në këtë proces. Por topi është në fushën e tyre. Duhet bërë progres në fushat si sundimi i ligjit, drejtësia dhe të drejtat themelore në të dy vendet. Mendoj se të dyja mund të jenë gati në vitin 2025. Nëse ka vullnet, rruga është e hapur”, tha ai.

Tajani do të vizitojë nesër Beogradin, ku do të takohet me kryetaren e Asamblesë Kombëtare, Maja Gojkoviç; kryeministren Ana Brnabiç, presidentin Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy