Bakteret rezistente ndaj medikamenteve mund të vrasin rreth 40 milionë njerëz deri ë vitin 2050 bënë të ditur studimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i publikuar në revistën “The Lancet”.
Rezistenca antimikrobike ndodhë ku patogjenet si bakteret ose kërpudhat zhvillojnë rezistencën ndaj medikamenteve që përdoren për eliminimin e tyre.
Për Organizatën Botërore rezistenca antimikrobike është një nga kërcënimet kryesore globale për shëndetin publik e nxitur nga keqpërdorimi ose mbipërdorimi i medikamenteve si tek njerëzit, kafshët dhe bimët.
Sipas doktorit njëkohësisht edhe profesor në Universitetin e Uashingtonit Chris Murray rezistenca e baktereve ndaj ilaçeve pritet të përkeqësohet në vijim.
Ne kemi nevojë për vëmendjen e duhur për antibiotikët e rinj dhe administrimin e tyre në mënyrë që të mund të adresojmë atë që është me të vërtetë një problem mjaft i madh.
Sipas profesor Murray studimi po ashtu zbulon se nga viti 1990 deri ne vitin 2021 vdekjet nga rezistenca antimikrobike u reduktuan me 50% tek të rinjtë nën moshën 15 vjeç por u rriten me mbi 80% tek personat mbi 70 vjeç e lartë.
Ne vëmë re këto dy tendenca të kundërta, një rënie e numrit të vdekjeve tek të rinjtë nën 15 vjeç kryesisht për shkak të programeve të vaksinimit. Dhe në të njëjtën kohë konstatojmë një rritje të vazhdueshme të numrit të vdekjeve mbi 50 vjeç.
Ndër të tjera në këtë raport theksohet se vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga rezistenca antimikrobike janë Azia Jugore, Amerika Latine dhe Karaibet si dhe Afrika Sub-Sahariane në të cilat mungojnë një pjesë e konsiderueshme e antibiotikëve, mungojnë kushtet higjeno-sanitare si dhe uji i pijshëm apo kanalizimet.
Megjithatë sipas studiuesve ka ende shpresë për reduktimin e këtij fenomeni nëse rritet aksesi i njerëzve ndaj medikamenteve të reja antimikrobiale, ndaj vaksinimit, ujit të pastër si dhe kujdesit shëndetësor në tërësi.
Nëse përmbushen këto kritere sipas studiuesve mund të shpëtohen rreth 92 milion jetë njerëzish deri ne vitin 2050.



