Kush e trashëgon pasurinë e Xhorxh Majkëllit?

Kush e trashëgon pasurinë e Xhorxh Majkëllit?

Xhorxh Majkëll ka lënë pas një pasuri prej 105 milionë paund. Pavarësisht se ai ka qenë mjaft bujar për çështjet e bamirësisë sa ishte gjallë, duket se kjo nuk ka ndikuar shumë në pasurinë e tij.

Kjo e fundit mund të ndahet mes fëmijëve të miqve të tij, për të cilët ai ka qenë kumbar.

Sipas testamentit, ata që mund të përfitojnë janë fëmijët e Martin Kemp, Roman dhe Harley.

Një pjesë e parave mund t’i jepen vajzës së këngëtares Geri Haliwell, vogëlushes Bluebell.

Majkëll ka qenë gjithashtu kumbar i fëmijëve të kushëririt të tij, Andros. Pritet që një pjesë e pasurisë t’i shkojë edhe të dashurit të tij, Fadi Faëaz.

Pasuria e këngëtarit përfshin një shtëpi me vlerë 5 milionë paund në Oxfordshire, një pronë me vlerë 8 milionë paund në Highgate, në very të Londrës, tokë dhe një shtëpi plazhi në Sidnej të Australisë.

Ndërsa ka qenë i lidhur me ish-të dashurin Kenny Goss, këngëtari ka investuar shumë në vepra arti, duke shpenzuar në vepra bashkëkohore të artistëve britanikë si Banksy, Damien Hirst dhe Tracey Emin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy