Japoni/ Gjysma e të rinjve nën 30 vjeç nuk duan fëmijë

Japoni/ Gjysma e të rinjve nën 30 vjeç nuk duan fëmijë

Gjysma e të rinjve të pamartuar nën 30 vjeç në Japoni nuk kanë interes të kenë fëmijë. Çështjet ekonomike, barra e shtatzënisë për gratë dhe kompleksiteti i prindërimit janë arsyet kryesore të listuara që kanë ndikuar në këtë opinion.

 Sipas një sondazhi të kryer nga kompania farmaceutike Rohto me 400 pjesëmarrës të moshës nga 18 deri në 29 vjeç, 49.4% thanë se nuk donin të bënin fëmijë. Kjo është përqindja më e lartë në tre vitet e fundit.

Për sa i përket ndarjes sipas gjinisë, konkretisht doli se 53% e meshkujve dhe 45,6% e femrave nuk janë të interesuar të bëhen prindër, duke përmendur kostot e larta të rritjes së një fëmije dhe shqetësimin dhe ndjenjën e ankthit në përgjithësi për të ardhmen e vendit.

Rezultatet e sondazhit online ndjekin të dhënat alarmante të qeverisë së Tokios për numrin e lindjeve, i cili ra nën 800,000 vitin e kaluar, për herë të parë që nga fillimi i statistikave në 1899.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy