
Muaji i Ramazanit nënkupton sjellje përtej një standardi tjetër individual që është ai shoqëror.
Ky është perceptimi, që ish-muftiu i Tiranës, veçoi në një komunikim për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”.
Hoxhë Gurra, solli në vëmendje respektin e kahershëm të personave të tjerë jo agjërues në raport me ata që agjëronin.
Agjërimi në raport me agjëruesit, dhe jo ata që nuk agjërojnë dhe mund të jenë në familje ose përreth nesh, agjërimi sjell, kërkon ose të shtyn drejt një standardi tjetër jo vetëm individual por edhe shoqëror.
Në raport e agjëruesit se si duhet të jemi ose se si duet të sillemi. Në vitet kur feja ka qene e ndaluar, kanë qenë të shumta rastet dhe kanë qenë dëshmitarët që kanë treguar, e ka fjalën para viteve 1967, kur nuk funksiononin apo nuk hapeshin lokalet ne respekt të atyre që agjëronin, ose ata të cilët nuk e konsumonin duhanin në prani të agjëruesve, pra këto kanë qene aq masive ose të hapur në Shqipërinë e atyre viteve që ishte kthyer në një normë shoqërore.
Ka qenë e theksuar në trevat e Shqipërisë së Mesme, Elbasani, ka qenë dalluese edhe ne Shkodër, në raport me besimtarët katolik, të cilat kanë qenë të ndjeshëm, që kanë qenë dëshmitar të një kulture të tillë të papëshkruar të ngritur në normë.
Ish-myftiu Gurra, teksa numëroi gabimet që bëhen ose rregullat që ndiqen gjatë muajit të agjërimit, thotë se për disa agjërimi mbetet vetëm kufizim në ushqim kurse pjesa tjetër e respektit ndaj tjetrit, është më e vështira për tu ndjekur.
Ramazani ka edhe kontestin tjetër shëndetësor por të dobishëm për çdo individ. Shqetësimit mund të jenë që në dittë e para dhe deri në javën e parë, por nëse ato vazhdojnë të jenë shqetësuese, duhet të ndërpriten me kushtëzimin e zëvendësimit pas ramazanit.
Larja e dhëmbëve nuk prishet agjërimi, por duhet kujdes që uji mos të përcillet poshtë.
Ramazani vjen edhe si kushtëzim dhe ndalesë në asketin e marrëdhënieve dhe afrimitetit mes gjinive në oraret e përcaktuara nga syfyri deri ne iftar.
Ndaj dhe agjërimi i gjithsekujt nuk është i njëjtë, për një pjese mbetet agjërim vetëm kufizim vetëm material, ushqimi dhe pija, ndërsa pjesa tjetër e marrëdhënies apo të qytetarisë apo të respektit ndaj tjetrit është shumë më e vështirë. Gjeja më ë mirë kur të provokojnë është lenia pas apo heshtja.



