
Me praninë e autoriteteve më të larta të Kosovës, por pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitës u përkujtua sot në Vlorë 110 vjetori i Pavarësisë. Presidenti Begaj përcolli mesazhin e bashkëpunimit mes palëve politike duke thënë se Tirana do të vijojë të jetë avokat i Kosovës në arenën ndërkombëtare.



