
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi ka deklaruar sot gjatë konferencës “Ekonomia në Fokus” se eksportet në bujqësi janë rritur ndjeshëm.
Ekonomi e konsideroi sektorin e bujqësisë si një nga sektorët më të rëndësishëm në vend, që zë 18% të prodhimit të brendshëm bruto.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ka qënë edhe kryeministri Rama, ndërkohë që ministrja ka folur edhe për sektorin e peshkimit dhe ndryshimet e rëndësishmë për këtë sektor.
“Bujqësia është një ndër sektorët më të rëndësishme të ekonomisë, Jep 18% të prodhimit të brendshëm Bruto. Kur bëjmë krahasimet mes 2013-2019, shohim se prodhimet janë rritur. Përveçse kemi prodhuar, kemi eksportuar fortë. Eksportet janë rritur 145%. Raporti mes importeve dhe eksporteve ka ardhur duke u përmirësuar. Sot prodhimet tona shkojnë në 75 vendet të BE dhe në territor më të largëta, si Kina dhe Hong Kongu. Një sektor tjetër me rëndësi është dhe sektori i peshkimit. Sa i takon investimeve të klasës së fermerëve, qeveria angazhoi fonde prej 9.5 mld lekë për të bërë të ujitshme tokën. Një lajm i rëndësishëm, së bashku me BE në janar të këtij viti ka filluar vendosja e blu-bosk në anijet e peshkimit.”, tha Ekonomi.



