
Përkeqësimi i krizës në Haiti pas mbylljes së kufijve me Republikën Domenikane u ka dhënë jetë bandave kriminale vendase, udhëheqësi kryesor i të cilave, ish-oficeri i policisë Jimmy Cherizier, kërcënon të rrëzojë qeverinë dhe të dëbojë forcat ndërkombëtare.
I njohur si “Barbecue”, shefi i koalicionit të bandës G9 doli të mërkurën në rrugë për herë të dytë këtë javë, i rrethuar nga persona të armatosur, për të tërhequr vëmendjen e mediave ndaj kërcënimeve të tij.
Cherizier fillimisht bëri thirrje për një lëvizje të armatosur për të përmbysur qeverinë e përkohshme të kryeministrit Ariel Henry, i cili ka udhëhequr Hatin për dy vjet, që kur Presidenti Jovenel Moise u vra në Port-au-Prince nga mercenarët në korrik 2021.
“Barbecue” njoftoi më tej se njerëzit nën komandën e tij do të luftojnë çdo forcë shumëkombëshe që kryen abuzime kundër popullit të tij.
Një zhvillim i tillë ka të bëjë me debatet brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili brenda pak javësh mund të miratojë dërgimin e një force shumëkombëshe për të mbështetur Policinë Kombëtare të Haitit në luftën kundër dhunës së armatosur.



