Për t'i shpëtuar gjobës shoferi i jep lekë policit, por përfundon në qeli (VIDEO)

Për t'i shpëtuar gjobës shoferi i jep lekë policit, por përfundon në qeli (VIDEO)

Një drejtues mjeti tentoi të shpëtonte nga gjoba e policit, por përfundoi në qeli. 

Shoferi si fillim u ndalua pasi mjeti i tij ishte i pajisur me perde dhe pa drita, ndërsa për t’i shpëtuar gjobës i ofroi policit si ‘shpëtim’ 20 mijë lekë.

Policia ka publikuar një video ku shihet edhe bashkëbisedimi i policëve me drejtuesin e mjetit.

Polici: Drejtues mjeti, ke perde në makinë, shkon në Komision. Zoti drejtues i mjetit do shkoni në komision.

Qytetari: Si?

Polici: Hape pak dorën aty, hape dorën

Polici: Bjeri dokumentet të lutem, dokumentet këtu nxirri shpejt

Qytetari: Nuk kam gjë unë këtu…

Polici: Ke dokumente? Ngrihu në këmbë

Qytetari: Po për kokën time nuk kam gjë…

Polici: Ngrihu në këmbë

Polici 2: Çfarë ke aty poshtë asaj? Merre atë aty ore, merre

Polici 2: Dil nga makina, dil

Polici: Kë korrupton ti, punonjësin e policisë korrupton ti, e? Zotëria korrupton punonjësin e policisë në detyrë

Polici 2: Dil nga makina

Polici 2: Merre këtë (I drejton 2000 mijë lekshin qytetarit)

Polici 2: Merre edhe atë ta shoqërojmë me makinë (drejtohet me gisht nga pasagjeri)

Qytetari: Të lutem më fal

Polici 2: Ma jep mua atë (Ia merr kartëmonedhën)

Polici: 20-she në dorë, i the komandant? 20-she në dorë

Polici 2: E ndaluam për perdet dhe për dritat

Në njoftimin e saj, policia thotë se, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL, Maj 2018”, nga kontrollet e ushtruara gjatë ditës në territorin e kryeqytetit, në lidhje me identifikimin e mjeteve debitore si dhe shkelje te tjera të legjislacionit rrugor, ka konstatuar dhe ndëshkuar:

• 10 drejtues mjetesh, që nga verifikimi rezultuan me detyrime të pashlyera

• 67 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurisë

• 15 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor)

• 10 drejtues mjetesh të papajisur me sigurim të detyrueshëm

• 2 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh, të pa pajisur me certifikatë transporti profesional

• 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

• 112 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor

Gjithashtu nga kontrollet në funksion të Planit Operacional, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh nga të cilët:

6 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi

1 drejtues mjeti për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy