Gashi: Kurti do të ketë pengesa që nuk do e lejojnë të rizgjidhet kryeministër (VIDEO)

Gashi: Kurti do të ketë pengesa që nuk do e lejojnë të rizgjidhet kryeministër (VIDEO)

Në një lidhje direkte me Skype për edicionin informativ të MCN TV, analisti Milazim Gashi deklaroi se Albin Kurti përballet me një hendek të thellë sa i përket mbështetjes në Kuvend dhe se opozita është më e përgatitur se kurrë për ta çuar atë në opozitë.

Drupal Ad

 

Gashi theksoi se brenda 48 orëve, opozita mund të sigurojë 62 nënshkrimet e nevojshme për të rrëzuar qeverinë dhe për të krijuar një ekzekutiv të ri, pa Kurtin.

Ai shtoi se ndonëse kryetari i Kuvendit mund të vijë nga Vetëvendosja, formimi i kabinetit të ri do të shoqërohet me barrikada të forta që do të pamundësojnë rizgjedhjen e Kurtit si kryeministër.

Kurti ka një hendek të lartë sa i përket votave në këtë legjislaturë se nuk ka mundur të mbërrijë numrin e duhur të deputetëve. Opozita është më e akomoduar ta rrëzojë Kurtin, ta çojë në opozitë. Opozita për48 orë do i mbledhë 62 nënshkrime pa asnjë problem. Në rast se i vjen radha të dytin, opozita do e marrë qeverinë në mënyrë brilante dhe do e çojë vendin me një qeveri të re pa Kurtin.

Kuvendi mund të zgjidhet, mund të zgjidhet kryetari nga Vetëvendosja. Sa i përket kabinetit të ri qeveritar do të ketë barrikadime të jashtëzakonshme që nuk do ta lejojnë Kurtitn të zgjidhet kryeministër. Kryetari i Kuvendit mund të zgjidhet nga Vetëvendosja, por njëkohësisht qeveria është me një akt shumë kritik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy