Aleksander Novik, një “udhëtim” në fshatrat shqiptare të Ukrainës (VIDEO)

Aleksander Novik, një “udhëtim” në fshatrat shqiptare të Ukrainës (VIDEO)

Historia dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës janë përmbledhur në një monografi voluminoze që mban firmat e disa prej studiuesve të Universitetit të Shën Petërburgut në Rusi.

Libri me dy vëllime është rezultat i shumë viteve punë kërkimore në terren, hulumtim arkivor dhe përmbledhje e të gjitha materialeve shkencore të akumuluara mbi shqiptarët, që jetojnë në Ukrainë. Studimi ndalet në aspekte të ndryshme të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës, vazhdimësinë e praktikave të ndryshme të traditës dhe ekzistencën e realiteteve etnike në kontekstin e kontakteve etnike shumëplanëshe që ndodhën në të kaluarën dhe që vazhdojnë edhe në të tashmen, si në Ballkan, ashtu edhe brigjet e detit Azov, ku jeton komuniteti shqiptar.

Falë kësaj pune kërkimore janë mbledhur dhe analizuar materiale të rëndësishme për historinë, etnografinë dhe gjuhën në jug të Ukrainës, në territorin e Krimesë dhe në vendet e Ballkanit (Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Turqia), si dhe në vendbanimet e arbëreshëve të Italisë. Monografia me dy vëllime dhe rreth 1200 faqe, të ilustruara me foto dhe dokumente, pritet të vijë së shpejti edhe në gjuhën shqipe.

Aleksandër Novik, njëri prej autorëve, vitin e kaluar është vlerësuar nga Akademia e Shkencave me çmimin “Kërkuesi i ri më i suksesshëm në fushën e shkencave shoqërore albanologjike”.

Në një intervistë për Tema TV, ai sjell historinë e mërgimit të paraardhësve të shqiptarëve të sotëm të Ukrainës, rrëfen punën kërkimore për arnautët e Rostovit dhe pasionin e tij për albanologjinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy