Inis Neziri e ftuar në 'Më prit të dielën' me Erma Peçin, tregoi se mungesa e saj vitet e fundit në garat muzikore ka qenë për shkak të padrejtësisë që i ishte bërë në Festivalin e 59-të të Këngës. Ajo thotë se ishte e bindur për fitoren e këngës për shkak të materialit muzikor.
“Unë mendoja që e meritoja. E meritoja. Në momentin që nuk e mora fitoren, u mërzita shumë dhe thashë nuk marr pjesë fare. Duke u rritur kam kuptuar se nuk marrim gjithmonë atë që meritojmë”, tha ajo.
Sa i takon emrit të saj për Festivalin e Këngës këtë dhjetor, Inisi zbuloi për herë të parë se kënga s’do të jetë një baladë siç ne jemi mësuar, por një zhanër komplet surprizë. Ëndrra për Eurovizionin për të duket ende shumë e fuqishme.



