Ish-ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku është paraqitur sot në GJKKO për të dëshmuar lidhur me dosjen “5D”. Gazetari Arsen Rusta ka zbardhur pjesë nga dëshmia e tij, ku Mazniku ka mohuar çdo kontakt apo njohje me Nestor Muhametllarin.
Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:
“Kemi mundur të zbardhim deklarimet e tij në sallën e gjykimit, një seancë që nisi në 09:00 të mëngjesit dhe zgjati për pak minuta. ‘Nuk e njoh Nestor Muhametllarin, por njoh Taulant Tushën dhe Redi Mollën. Kam patur marrëdhënie të mira në punë me ta. Kam patur shpesh herë lidhje me tenderat, por s’kam ndikuar kurrë te tenderat apo të shkelë ligjin. Kjo ka qenë dëshmia e Maznikut në cilësinë e dëshmitarit të thirrur nga prokurori Klodian Braho që po heton këtë dosje. Nuk përjashtohet mundësia që Manziku të jetë person nën hetim, por ndaj tij s’ka asnjë masë sigurie”.



