
Është shpallur serialin e parë Netflix nga fondacioni i Harry dhe Meghan, Archewell. Me emrin ‘Heart of Invictus’, dokumentari serial do të shikojë histori të vërteta të konkurrentëve në Lojërat Invictus.
Princi Harry tha për “Deadline”: "Që nga Lojërat e para të Invictus përsëri në 2014-n, ne e dinim se secili garues do të kontribuonte në mënyrën e tij të jashtëzakonshme në një mozaik të qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë. Ky serial do t'u japë komuniteteve në të gjithë botën një dritare në historitë prekëse dhe frymëzuese të këtyre konkurrentëve në rrugën e tyre për në Holandë vitin e ardhshëm. Si seria e parë e ‘Archewell Productions’ me Netflix, në partneritet me Fondacionin Invictus Games, nuk mund të isha më i ngazëllyer për udhëtimin ose krenar për komunitetin Invictus për frymëzimin e vazhdueshëm të shërimit global, potencialit njerëzor dhe shërbimit të vazhdueshëm”.
Ted Sarandos, bashkë-themelues dhe zyrtari kryesor i përmbajtjes në Netflix, tha: “Duka dhe Dukesha e Sussex dhe ekipi i ‘Archewell Productions’ po ndërtojnë një propozim ambicioz që pasqyron vlerat dhe shkaqet që ata duan. Nga momenti kur i takova, ishte e qartë që Lojërat Invictus zënë një vend shumë të veçantë në zemrat e tyre dhe nuk mund të isha më i lumtur që seritë e tyre të para për Netflix do të shfaqin atë për botën në një mënyrë të pa parë më herët”.
Burimi: Metro



