Rama nuk ndalet, sjell një nismë të re për qytetarët: Vendosini nota nga 1-10 çdo institucioni

Rama nuk ndalet, sjell një nismë të re për qytetarët: Vendosini nota nga 1-10 çdo institucioni

Kryeministri Edi Rama, u kërkon qytetarëve që të vlerësojnë çdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve, do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/saj nga 1 deri 10 pas marrjes së shërbimit.

Rama thekson se përmes këtij vlerësimi, do të dalë edhe një koeficient për vlerësimin zyrtar të çdo drejtuesi të një institucioni shërbimesh, në nivel qendror apo vendor. 

Statusi i plotë

NOTA JUAJ

Ju lutem hidhini një sy dhe shkruani çfarë mendoni:

Një ndër mekanizmat e rinj të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm, që po studiojmë të fusim në funksionim me krijimin e qeverisë së re, do të jetë mekanizmi i notës për shërbimin e marrë.

Çdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/saj (nga 1-10) pas marrjes së shërbimit.

Nga notat e qytetarëve do të gjenerohet periodikisht një notë mesatare e cila do të bëhet publike. Ky vlerësim do të mundësojë informimin në kohë reale të publikut dhe të qeverisë, për nivelin e pëlqyeshmërisë së shërbimit në çdo zyrë a sportel të shtetit në rang republike.

Përmes këtij vlerësimi, do të dalë edhe një koeficient për vlerësimin zyrtar të çdo drejtuesi të një institucioni shërbimesh, në nivel qendror apo vendor. Mbi bazën e këtij koeficienti do të ngrihet edhe një masash administrative, që nga shpërblimet e fundvitit për ata që shkëlqejnë, tek penalizimet përkatëse për ata që nuk e kalojnë provimin e publikut

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy