Dua Lipa feston 25-vjetorin larg familjes. Babai: Do kujdesem gjithmonë për ty

Dua Lipa feston 25-vjetorin larg familjes. Babai: Do kujdesem gjithmonë për ty

Dua Lipa po ngjit çdo ditë shkallë më të larta dhe pavarësisht të gjithave nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë na e ka treguar shpesh.

Bukuroshja shqiptare ka lindur më 22 gusht të 1995 dhe mbush 25 vjeç.

Kujtojmë se Dua prej disa muajsh ndodhet larg familjes, pasi është zhvendosur me të dashurin e saj Anwar Hadid në SHBA. Kurse familja e saj ndodhet në Britani.

Kështu, ndryshe nga vitet e tjera ata do e kalojnë të ndarë ditëlindjen dhe urimet e tyre kanë një emërues të përbashkët: “më mungon”.

Babai, Dukagjini,nëna Anesa, vëllai Gjini dhe motra Rina kanë postuar foto mjaft të bukura me gocën e ditëlindjes, duke i shoqëruar me fjalët më të ëmbla.

“25 vite që ti ke lindur dhe aq vite që unë jam bekuar. Ti je e rritur tashmë, por je akoma vogëlushja ime. Jam shumë mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Do më kesh gjithmonë mua që kujdesem për ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Dukagjin Lipa krahas fotove me Duan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy