
Pas ankesave te banoreve te Bradasheshit në llogaridhenien publike qe u zhvillua në Elbasan për ndotjen qe vjen nga Rafineria e Naftes apo uzinat ne kete zone, u shkarkua kryeinspektorja e Mjedisit në Elbasan.
Ky ishte edhe takimi i parë i llogaridhënies në Elbasan që çoi në shkarkimin e kryeinsektores për shkak të moskryerjes së detyrës.
Kreu I grupit socialist Taulant Balla u tregua i rrëptë në këtë kërkesë e cila ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.
“Ministri sapo me njoftoi qe Kryeinspektori i Mjedisit shkarkohet nga detyra. Nderkohe qe dua t’i them Kryeinspektorit te ri qe ke vetem 1 muaj kohe. O merr fund tymi me helm dhe mbetjet e naftes ne kanalet vaditese, o ty dhe shefit tend do te jem une qe do t’ju bej kallzim penal per shperdorim detyre”, deklaroi Balla.



