Evans Drishti mësues nga Shkodra në një lidhje skype me ‘MCN Informacion’ duke komentuar për afterschool u shpreh se në qytetin ku ai jeton nuk ka shkolla publike që e ofrojnë një shërbim të tillë, ndërsa theksoi se me rëndësi është që fëmija të socializohet dhe integrohet në shoqëri.
Ai tha se afterschoolet i largojnë fëmijët nga vëmendja e prindërve për të bërë detyrat. Sipas tij ky shërbim është një zgjedhje e mirë për fëmijët por që nuk duhet abuzuar me të.
Në dijeninë time nuk është se ka shkolla shtetërore që kanë një projekt të tillë, por dua të theksoj se ky projekt do futet në strategji afatshkurtër, të mesëm apo afatgjatë. Vitet kalojnë dhe një pjesë e mirë e të rinjve kalojnë fazat e sistemit para universitar dhe për të mbërritur në fazat e vendeve tepër të zhvilluara ne jemi shumë larg sepse ato kanë vite që e aplikojnë dhe ata janë familjarizuar me një sistem të tillë.
Ne duhet të kuptojmë se ky projekt nuk duhet të mbesë vetëm në realizimin e një detyre shtëpie, por ideja është që fëmija të socializohet, të integrohet dhe të arrijë të identifikojë elementë kryesorë që mëson në lëndë të ndryshme.
Gjithashtu është e rëndësishme se me zgjatjen e orareve fëmija i largohet përgjegjësisë së familjes, sepse mentaliteti i prindërve sot është që po e çoj në shkollë private dhe është përgjegjësi e shkollës për tu marrë me zhvillimin e tij, por duhet që dhe prindërit të socializohen në këtë zhvillim, dhe ne në realitetin tonë nuk është se kemi godina arsimore të ideuara në lidhje me realizimin e projekteve tilla.
Nqs ne do ofrojmë një shërbim të tillë duhet që të dijë se nxënësit nuk duhet të kufizohen vetëm brenda ambienteve të një klase, por duhet të jetë projekti brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës. Ky sistem duet të konceptohet jo vetëm me realizimin e detyrave të shtëpisë së fëmijëve por të socializohet që të rritet i shëndetshëm dhe se pavarësisht se është një zhvillim i mirë nuk duhet abuzuar me të.



