Përrenjas/ Kryetari aktual padit ish-kryetaren e Bashkisë

Përrenjas/ Kryetari aktual padit ish-kryetaren e Bashkisë

Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre.

Miranda Rira, e cila ishte në krye të Bashkisë së Përrenjasit si përfaqësuese e LSI-së, është kallëzuar në prokurori nga kreu aktual i kësaj bashkie, Nuri Belba.

Ajo akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tenderimin e ndërtimit të fushës së re të sportit në qytetin e Përrenjasit.

“Unë, Nuri Belba në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Prrenjas bazuar në nenin 248 të Kodit Penal, parashtroj këtë kallëzim penal për ish-kryetaren e Bashkisë Prrenjas znj. Miranda Rira, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara”, thuhet mes të tjerash në dokument.

Fill pas këtij kallëzimi, ka reaguar ish- kryebashkiakja Rira, e cila përmes një statusi në rrjetin social ka hedhur akuza në drejtim të Nuri Belbës si dhe ka treguar një dokument në lidhje me tenderimin e fushës së re të sportit në Përrenjas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy