Reshjet e dendura rrezikojnë zonën e Shkodrës, FA në gatishmëri

Reshjet e dendura rrezikojnë zonën e Shkodrës, FA në gatishmëri

Gjatë 24 orëve të ardhshme priten reshje të dendura. Kjo mund të përkeqësojë situatën e krijuar ditët e fundit nga përmbytjet në Shkodër. Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat e Armatosura kanë marrë masa me efektivë dhe mjete për të qenë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata në Shkodër po shkon drejt normalizimit, ndonëse ka ende prezencë të madhe uji.

Në Shkodër niveli i ujit ka rënë në krahasim me ditën e djeshme. Aktualisht niveli i ujit në rrugë është rreth 70 cm. Ka nisur transportimi i banorëve të Obotit me mjete të kalueshmërisë së lartë, kryesisht nxënës shkolle dhe banorë nga fshati Obot për në Oblikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy