Vitit 2018, do të jetë viti i Skënderbeut”. Është ky vendimi i parë që do të marrë qeveria “Rama 2”, sapo të marrë zyrtarisht detyrën.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri në rrjetet sociale, rreth orës 20.00 të kësaj të marte, ku shkruan: “Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 viti i Skenderbeut”.
Takimi i parë me Ministrat është zhvilluar në fshatin turistik Llogara të qarkut të Vlorës, dhe ka zgjatur dy ditë.
Gjatë takimit informal, në qendër të vëmendjes ishte struktura e re qeverisëse, dhe përcaktimi i kompetencave që do të ketë secila prej Ministrive.
Një tjetër pikë e rëndësishme diskutimi mësohet se ka qenë edhe përcaktimi i afateve për zbatimin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Gjithashtu mësohet se është diskutuar struktura që do të kenë 104 drejtoritë që mbeten pas riformatimit.
Po ashtu bëhet e ditur se një zëvendësministër do të jetë posaçërisht për integrimin në BE.
Ky takim vjen pasi bërjes publik të kabitetit të ri “Rama 2”, në Asamblenë e 27 gushtit.



