Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit raporton se ka regjistruar dy lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Për fat magnituda ka qenë e ulet dhe nuk ka asnjë raportim për dëme, apo panik të shkaktuar.
Lëkundja e parë për datën 7 shkurt është regjistruar në orën 05:39 me epiqendër 10 km në Perëndim të Gjirokastër dhe me magnitudë 2.7.
Pas saj, një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 06:14, në të njejtën epiqendër dhe me magnitudë 2.6.

Në oret e para të mengjësit të sotëm Kreta në Greqi është tronditur nga një lëkundje tërmeti me magnitude 4.7.



