
Gazetari Gentian Bellaj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se greva 7 ditore e fermerëve në Gjermani ishte e suksesshme për nga mënyra si u organizua, por që nuk ka zgjidhje të mira sa i përket çështje që protestuesit kërkonin.
Duke vijuar më tej, Bellaj theksoi se qeveria nuk tërhiqet për atë që ka thënë, dhe se ajo që fermerët dhe bujqit kanë marrë ka qenë një premtim i pakuptimtë.
Mund të quhet e mbyllur greva 7 ditore që u ndërmor nga sindikatat, ato ishin iniciatoret. Kanë qenë bujqit që morën traktorët e tyre dhe u nisën drejt Berlinit, ata që e kishin afër, ndërsa ata që e kishin të pamundur arritën të protestonin në qytetet e tyre duke bllokuar rrugët dhe duke krijuar kaos në datat 8-9 janar.
Mund të quhet e tejkaluar me sukses kjo grevë, por jo e arrirë ashtu siç pritej, pasi ata morën një farë premtimi të lehtë që do dojë kohën e saj për t’u marrë e mirëqenë ose për t’u dëgjuar nga koalicioni që duket se nuk po jep shumë zgjidhje për shumë çështje që mund të ketë në Gjermani.
Të parët që nisën grevën 1 javore, ishin fermerët, bujqit që pas 70 viteve i hiqet subvencioni, gjë që ishte e paimagjinueshme për Gjermaninë. Mund të themi që kjo grevë ishte e suksesshme nga ana e tyre, por nuk dha fryte të mira sa i përket çështjeve që ata kërkonin pasi iu la kohë qeverisë 2-3 muaj për të vendosur se çfarë do bëhej.
Gjermania kishte kohë që gjendej e përgjumur, e lodhur. Ishte e suksesshme në mënyrën e organizimit të grevës, por përfundimi pothuajse është e pakuptimtë ende, pasi qeveria nuk tërhiqet nga ato çka ka thënë më herët për subvencionet, për karburantin, por që do ta shohë më vonë pas 4-6 muajsh, nëse do zbusë diçka.



