Ish-kryeministri Berisha është rikthyer në çadrën e protestës së PD-së pas disa ditësh mungese. Ndëkohë që në sallën e Parlamentit vijonte seanca e radhës, demokratët e morën fjalën një nga një në atë që e quajnë “Parlamenti i çadrës”.
Berisha e ka nisur me tone të ashpra kundër kryeministrit Rama fjalimin e tij para mbështetësve demokratë.
Pjesë nga fjala e Berishës
Europa mbështet çadrën. Çdo ditë e më e madhe bëhet mbështetja për përpjekjen tonë. Ju garantoj dhe më duhet t’i them Edvin Kristaq drogës se ky është vetëm fillimi. Nuk ke parë gjë akoma. Ky është vetëm fillimi, je i pashpresë, mbaje mend mirë. Ky është një mision i madh. Pa dyshim që kemi vështirësitë tona. Ka edhe agresion jo vetëm nga sicilistët shqiptarë, por edhe ata në mbarë botën. Nuk janë me ne, janë me drogën, por ne jemi shumë më të fortë. Ne kemi një kauzë të drejtë. Ka burra dhe gra që gdhihen dhe ngrysen në këtë çadër. Ne kemi gjithashtu një armë të fortë dhe të tmerrshme për kundërshtarët tanë. Një armë që pas thirrjes te Zoti janë vargjet “Prej luftës veç ai largohet…”
Mbaje mend Edi Rama, mbaje mend mirë. Ju bëj thirrje shqiptarëve që çdo mëngjes pasi t’i luten Zotit, le të kujtojnë himnin: Nga lufta veç ai largohet…
Askush nuk na mposht. Ju bëj thirrje shqiptarëve të skuqin Shqipërinë me flamurin e kombit. Le të valëvitet me dinjitet dhe jo si flamur droge e prostitucioni ku e katandisi ky kryebandit



