Dita e Rinisë, Gonxhe: Dhjetori komunist desh na mori jetën, rrezikohej për një grusht shteti

Dita e Rinisë, Gonxhe: Dhjetori komunist desh na mori jetën, rrezikohej për një grusht shteti

Blendi Gonxhe, Drejtor i DPSHTRR, një nga studentët e dhjetorit të vitit ’90, në studion e MCN Live ka rrëfyer një histori të jetës së tij ku tregon se pak ditë pas kësaj lëvizje ai mori përsipër të udhëtonte në Gjirokastër, vendlindjen e diktatorit.

Ai tha se zgjodhi një nga qytete më të vështira dhe se dhjetori komunist për pak desh i mori jetën. Sipas tij, rrezikohej për një grusht shteti nga shumë elementë.

Pak ditë pas lëvizjes studentore, rreth 15 persona gati- gati si kryesia u ndamë me qarqe dhe shkuam atje ku kishim një njohje. Unë zgjodha Gjirokastrën në qytetin më të vështirë dhe kam shpëtuar për qime. Unë shkova aty, por mund të them se një nga jetët e mia të dyta ka qenë në atë moment sepse mund të mos isha më. Shkova te familja më e afërt që kishim atje dhe ishin në një situatë që se kuptova, ata ishin urdhëruar nga grupe enveriste që nxirre jashtë shtëpisë. Ai ka qenë një nga momentet të vështuira, kur miku i familjes më nxirrte nga shtëpia. Dhe atë e mora në qaf. Ata ishin krenar për atë që ne po bënim në Tiranë, por në Gjirokastër ishte akoma situatë e vështirë. Ne përfundojmë në një makinë ushtarake duke ecur në qendër të qytetit, ku qyteti ishte kthyer në një tunel me drita të fikura vetëm për ne. U ndjeva përgjegjës dhe për personin që më shoqëronte, dhe ashtu si në ferr kemi shkuar në qendër të qytetit. Në fund përfunduam në kazerma ushtarake, por mund të them se dhjetori komunist desh na mori jetën, aty rrezikohej për një grusht shteti nga shumë elementë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy