
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në seancën parlamentare për të miratuar dekretet e Presidentit Bajram Negaj me emrat e rinj të ministrave.
Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës. Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca dhe Milva Ekonomi nuk do të jenë më në Kabinet.
Pesë votime janë për emërim ministrash: Igli Hasani, Ervin Mete, Albana Kociaj, Anila Denaj dhe Arbian Mazniku.
Seanca e kuvendit do të mbahet prej orës 14:00.



