
Një 40-vjeçar nga fshati Bënçë i Tepelenës ka vrarë veten me armë zjarri, ndërsa mësohet se ndodhej në masë sigurimi “Arrest në shtëpi”. Sipas informacioneve të policisë, shtetasi T. Dura ka punuar si taksixhi, ndërsa ishte vënë në pranga disa kohë më parë nën akuzën e trafikut të klandestinëve.
Ai ka qenë nën masën e arrestit të shtëpisë, dhe ditën e sotme duhet të paraqitej në gjyq. Por nga frika, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me automatik.
40-vjeçari është gjetur në makinë nga e motra, në makinë, në afërsi të varrezave. Sipas informacioneve të para, mësohet se ka qëlluar veten me plumb në gojë. Arma i është gjetur në dorë.
Mësohet se edhe para dy ditësh, ai kishte tentuar të varej, por e kishte gjetur i ati.
40-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i pamartuar.
Ndërkohë, kujtojmë që mëngjesin e sotëm, një tjetër vetëvrasje ndodhi në burgun e Peqinit, ku i dënuari Gjergj Selimi u vetëvar, kur i kishin mbetur edhe dy vite vuajtje dënimi.



