Të paktën deri në 15 Mars nafta dhe benzina do të tregtohen me 217 lekë për litër, ndërsa gazi me 93 lekë për litër. Ky vendim u mor këtë të shtunë në mbledhjen e Bordit të Transparencës, ku mes qeverisë dhe operatorëve duket se ka patur një negociatë të vështirë pasi këta të fundit kanë refuzuar të ulin çmimin për konsumatorët.
MCN ka zbardhur debatin që ministrja Balluku pati me furnizuesit e karburanteve, të cilëve u kujtoi se në rast të mosbashkëpunimit mund të përballen me skenarë të padëshirueshëm.



