
Ndahet nga jeta në moshën 100-vjecare Ish-sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger.
Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, u arratis nga Gjermania naziste në rininë e tij për t'u bërë një nga figurat më me ndikim dhe më kontrovers të politikës së jashtme në historinë amerikane.
Kissinger vdiq të mërkurën (29 nëntor) në shtëpinë e tij në Konektikat, sipas një deklarate nga firma e tij konsulente, Kissinger Associates.
Kissinger shërbeu si diplomati më i lartë i Amerikës dhe këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratave të Nixon dhe Ford.
Pavarësisht se u largua nga detyra në mesin e viteve 1970, ai vazhdoi të konsultohej nga brezat e liderëve për dekada. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.
Ai ndoqi energjikisht politikën e detentimit që shkriu marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. Ai u akuzua për mbështetje të heshtur për grushtin e përgjakshëm që përmbysi një qeveri të majtë në Kili.
Në vitin 1973, Kissinger fitoi Çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për t'i dhënë fund Luftës së Vietnamit, por rekordi i tij, duke përfshirë bombardimin e Kamboxhias nga SHBA që vrau qindra mijëra, bëri që disa ta akuzonin atë si kriminel lufte.



