Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me fjalën e kryeministrit Rama në Kongresin e PS-së, që u mbajt paraditen e sotme në Durrës, ku u shpall edhe programi elektoral i socialistëve për zgjedhjet e 18 qershorit.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se maxhoranca i dha të gjithë kohën e mjaftueshme opozitës për t’u regjistruar në zgjedhje. Ai shtoi se parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 18 qershorit do të jetë i pari pa Sali Berishën.
“Do jetë parlamenti i parë pa Saliun, por jo pa opozitë. Saliu e gjeti vetë rrugën pa kthim në atë sallë ku cënoi çdo normë edukate. Shkeli çdo porosi të kanunit, shau shpifi e kërcënoi tërë dynjanë në një ditë, më shumë se 100 pijanecët e mbledhur bashkë”, tha Rama.
Ndërkohë, nuk ka munguar kundërpërgjigjja e Berishës. Ish-kryetari i PD-së e cilëson kongresin e PS-së si “kongresi i dështimit total”.
Përgjigjja e Berishës
Ky Kongres i PS eshte Kongres:
- i baroneve te droges,
- balozeve te krimit,
- oligarkeve te korrupsionit,
- i deshtimit total
- i narko - shtetit dhe narko - republikes
- i zevendesimit te mashtrimeve te vjetra me mashtrime te reja
- I perçarjes kombetare dhe
- diskriminit te Veriut te vendit
- i Norieges dhe varrmihesit te pluralizmit
Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim qelbesirat!
Revolucioni drejt fitores vendimtare!! sb



