Gazetari Sebastian Zonja tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN TV se Ilir Meta nuk ka aq mëkate sa Berisha dhe Rama.
Sipas Zonjës, nëse retorika e tij është e vërtetë Meta duhet të bëhet pentito dhe t’i marrë në burg Berishën dhe Ramën.
Meta nuk ka aq mëkate sa ka Berisha dhe Rama. E kanë përdorur si sapun për të larë mëkatet e veta. Në qoftë se do që me të vërtetë të thotë që e dua shqiponjën dykrenare, të dalë dhe të thotë se ai i ka bërë marrëveshjet me Ramën dhe Berishën. Të dalë dhe të bëhet pentito dhe t’i marrë ato me vete dhe të gjithë do e falenderojnë.



