Vuçiç: Nuk kemi ndryshuar qëndrim ndaj Haradinajt

Vuçiç: Nuk kemi ndryshuar qëndrim ndaj Haradinajt

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Beogradi nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Ramush Haradinajt, por serbët e Kosovës do të marrin vetë, sipas tij, vendimin e tyre për tu bërë ose jo pjesë e qeverisë së re.

Këto komente, Vuçiç i bëri përpara takimit me deputetë të Listës Srpska, që pritet të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës në koalicion me PAN-in. Në emër të saj janë ndarë tashmë tre ministri, përfshirë atë të Bujqësisë, të premtuar fillimisht Aleancës Kosova e Re. Behgjet Pacolli vendosi të hiqte dorë prej saj në valën e negociatave të ethshme për arritjen e numrave në Kuvend, që do t’i hapnin rrugën zgjedhjes së kryetarit të ri të këtij institucioni, Kadri Veseli. 

Kabineti qeverisës i Ramush Haradinajt duhet të votohet sot në Kuvendin e Kosovës, ku ekzekutivi i ri merr besimin për të qeverisur gjatë katër viteve të ardhshme. Emrat e ministrave nuk janë zyrtarizuar ende të gjithë, por shtypi vendas thotë se PDK ka propozuar në postin e zëvendëskryeministrit njeriun të cilit i ishin besuar në qeverinë e mëparshme frerët e demokracisë së Kosovës, Enver Hoxhaj. 

Ministrinë e Jashtme tanimë duket se do ta drejtojë Pacolli, i cili do të jetë po kështu edhe zëvendëskryeministër. 

Partia e Fatmir Limajt do të marrë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale e të Arsimit. 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës thirri sot në orën 16.00 një seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës zgjedhjen e Qeverisë. Nuk përjashtohet mundësia që seanca sidoqoftë të zvarritet, të paktën për disa orë sepse deputetët e Listës Serbe mund të mos mbërrijnë në kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy