Drafti i ri për mbetjet e integruara, Sokoli: Nuk janë përfshirë të gjithë aktorët në proces. Në ligj nuk sqarohen disa pika për mbetjet e rrezikshme

Drafti i ri për mbetjet e integruara, Sokoli: Nuk janë përfshirë të gjithë aktorët në proces. Në ligj nuk sqarohen disa pika për mbetjet e rrezikshme

Ligji i ri “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” ka rikthyer debatin tek çështjet mjedisore.

Eksperti i mjedisit Imeldi Sokoli tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ky ligj transformon të gjithë skemën e menaxhimit të mbetjeve duke shtuar ky proces është hermetik që nuk ka përfshirjen e duhur të gjithë aktorëve.

Duke vijuar më tej, Sokoli theksoi se ka nivel koordinimi shumë të ulët se bashkitë që janë institucioni kryesor nuk janë përfshirë në debat.

Në projektligjin e ri kemi të bëjmë me minimumin e kohës sa i përket lënies së hapësirës për të dhënë komente. Periudha minimale është 20 ditë pune. Konsultimi është hapur më 20 gusht dhe po mbyllet më 17 shtator. Ky ligj transformon të gjithë skemën e menaxhimit të mbetjeve dhe normalisht ky proces është hermetik që nuk ka përfshirjen e duhur të gjithë aktorëve. Këtu marr shkas institucionet publike, duke vënë theksin tek bashkitë. Kemi nivel koordinimi shumë të ulët se bashkitë që janë institucioni kryesor nuk janë përfshirë në debat dhe nuk e dinë se cili është implikimi që do të kenë.

Sipas Sokolit tranzicioni nga njëri ligj në tjetrin do të jetë i vështirë dhe problematik.

Ky debat ka munguar dhe tranzicioni nga njëri ligj në tjetrin do të jetë i vështirë dhe problematik. Do të kenë problematika  në zbatimin e këtij ligji të ri.

Po ashtu Sokoli tha se nuk ka as dëgjesë publike nga institucioni që kërkon ndryshimet ligjore.

Nuk kemi as dëgjesë publike nga institucioni që kërkon ndryshimet ligjore. Është e njëanshme dhe nuk i bën mirë skemës së menaxhimit që do të implementohet së shpejti.

Sokoli tha se menaxhimi i mbetjeve të importuara në parim mund të jetë e mirë, por Shqipëria ka treguar se nuk di të menaxhojë mbetjet në vend.

Në parim mund të jetë diçka e mirë, por problematika në lidhje me importin e mbetjeve kemi treguar që nuk menaxhojmë si duhet mbetjet që kemi në Shqipëri që t’i lëmë vend importimit të mbetjeve nga jashtë.

Sa i përket mbetjeve të rrezikshme, Sokoli tha se në ligj nuk sqarohet se çfarë kushtesh do të kenë landfillet e veçanta.

Ka disa pika ku thuhet që mbetjet e rrezikshme do të kenë infrastrukturën e tyre të veçantë, është non-sens pasi mbetjet e rrezikshme nuk mund shkojnë me procesin e groposjes apo të landfillit. Në ligj nuk sqarohet se çfarë kushtesh duhet të ketë ky landfill për mbetjet e rrezikshme. Nuk japin informacion se si do të bëhet kjo procedurë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy