Disa organizata të të drejtave të njeriut dhe refugjatëve kanë ngritur një padi kundër administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke kërkuar akses për emigrantët e ndaluar në bazën e Guantanamos në Kubë.
Unioni Amerikan i Lirive Civile, Qendra për të Drejtat Kushtetuese dhe Projekti Ndërkombëtar i Ndihmës për Refugjatët ngritën padinë në emër të disa individëve, duke përfshirë anëtarët e familjeve të emigrantëve të ndaluar në Guantanamo.
“Duke dërguar emigrantë në një ishull të izoluar nga avokatët, familjet e tyre dhe pjesa tjetër e botës, administrata Trump po tregon se sundimi i ligjit nuk do të thotë asgjë për të ", tha Lee Gelernt nga Unioni Amerikan i Lirive Civile.
Donald Trump, i cili nisi një ofensivë të gjerë kundër emigracionit në orët e para të kthimit të kthimit të tij në pushtet, njoftoi javën e kaluar projektin e tij tronditës për të krijuar një qendër gjigande paraburgimi për 30 mijë emigrantë në Guantanamo, i njohur si një burg ushtarak i hapur pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.



