Qeveria "Rama 2", ja emrat e ministrave të rinj

Qeveria "Rama 2", ja emrat e ministrave të rinj

Fitorja në zgjedhjet e 25 qershorit dhe fakti që PS-ja nuk ka nevojë për një aleat në qeverisje ka bërë që të hidhen hipotezat e para për emrat e ministrave të kabinetit të ri. Kështu, burime shumë pranë kreut të ekzekutivit pohojnë për “BalkanWeb” se ai tashmë e ka ndërtuar një listë paraprake me emrat e ministrave të rinj, ekip me të cilin ai do drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Konkretisht mësohet se për pozicionin e ministrit të Financave, janë ngritur kuotat e Anastas Angjelit, i zgjedhur sëfundmi deputet në Qarkun e Elbasanit dhe që rikthehet në të njëjtën detyrë që ka mbajtur para vitit 2005. I shkarkuar nga detyra si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha, “BalkanWeb” mëson se ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj rikthehet sërish në kabinetin qeveritar si ministër i Ekonomisë.

Ndërkohë që Milva Ikonomit, mësohet se do t’i besohet ministria e Energjitikës. Për postin e ministrit të Brendshëm, kryeministri Rama e ka mbajtur fjalën për të rikthyer sërish në këtë detyrë Fatmir Xhafajn, të cilin u detyrua ta shkarkojë nga kjo detyrë pas marrëveshjes së 18 majit me Bashën. Burimet pohojnë gjithashtu për “BalkanWeb” se ministria e Transportit, të cilin e drejtonte Sokol Dervishaj i LSI-së, do t’i besohet Damian Gjiknurit. Një tjetër kapërcim interesant është edhe lëvizja e Ditmir Bushatit nga ministria e Punëve të Jashtme në atë të Integrimit, ndërsa tek “diplomacia” Rama, pohojnë burimet, kërkon me insistim një femër dhe emri më i lakuar për momentin në këtë detyrë ështe Olta Xhaçka, e cila ka rritur ndjeshëm kuotat e saj me fitoren e bujshme në njësinë 3 në Tiranë. Por mësohet gjithashtu se kryeministri Rama po eksploron edhe mundësinë e përfshirjes së një kosovari nē Punët e Jashtme.

Dibrania Almira Xhembulla vlerësohet momentalisht si kandidatura më e përshtatshme për postin e ministres së Mjedisit, ndërsa Ogerta Manastirliu e gjen sërish veten në krye të Shëndetësisë, detyrë që nuk pati kohë ta ushtronte me “kohë të plotë” për shkak të paktit RamaBasha. Burimet shumë pranë kryeministrit Rama pohojnë për “BalkanËeb” se në kabinetin e tij qeveritar, Rama ka menduar edhe dy risi. Konkretisht raportohet se ai ka menduar të krijojë një ministri shtetit për Rajonin, në krye të së cilës pritet të shkojë Pandeli Majko. Si edhe mundësia që përbërja e kabinetit të ri të respektojë “kuotat gjinore”.

LISTA PARAPRAKE E KABINETIT “RAMA 2”

Edi Rama – Kryeministër

Fatmir Xhafaj – Ministër i Brendshëm

Anastas Angjeli – Ministër i Financave

Arben Ahmetaj – Ministër i Ekonomisë

Damian Gjiknuri – Ministër i Transporteve

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Olta Xhaçka – Ministre e Punëve të Jashtme

Ditmir Bushati – Ministër i Integrimit

Almira Xhembulla – Ministre e Mjedisit

Pandeli Majko – Ministër Shteti për Rajonin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy