
Pedagogia Mirela Karabina, për takimin që pati ish-kryedemokrati Lulzim Basha me gratë demokrate një ditë më parë e cilëson miqësor të organizuar nga gratë dhe vajzat demokrate.
Nga studio e MCN Live, ajo deklaroi se ndodhemi në një situatë politike ku kemi një hetim nga SHBA dhe se kemi parë ende shumë pak në gjërat që do kemi në vazhdimësi për të kuptuar se si ka funksionuar gjithçka në emër të demokracisë, në kurriz të Shqipërisë.
Sipas saj, kemi një Kryeministër që ia ka nxirë faqen Shqipërisë, i cili është investuar dhe është munduar ta paraqesë Shqipërinë si vend demokratik dhe teksa shfaqej si lider global, tani del që ka investuar që Partia Demokratike, opozita dhe zoti Lulzim Basha të mos arrijnë të vijnë në pushtet.
Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, jo më kot përmenda dosjen se bëhet fjalë për eliminimin e një lideri politik që është investuar.
Nuk besoj se Lulzim Bashën e ka sjell dikush në atë vend që ishte se është komplet ndryshe nga grupimi tjetër i klasës politike, që i ka lidhur fijet në diktaturë.
Është punuar për eliminimin politik nuk mund të dalësh aq kollaj kur në SHBA dhe FBI del një fakt i tillë kur për Lulzim Bashën është punuar për ta eliminuar politikisht.
Basha ka mbajtur qëndrim dhe ka thënë se koha do të tregojë të vërtetën dhe është mirë që tashmë të dalin gjithë ata që ia kanë nxirë faqen. Është koha që Lulzim Bashës do i hiqet gjithë ajo baltë që i është hedhur.
Të gjithë ato gra dhe vajza që ishin aty e shikonin Lulzim Bashën si kryetar, ishin ato gra dhe vajza që kanë besuar te PD, rruga e Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeajt dhe të tjerëve.
Kjo tregon se nuk ka humbur PD, por është penguar Lulzim Basha. Alibeaj ka meritë të padiskutueshme që ka mbajtur atë qëndrim bashkë me PD që ne do shkëputemi nga e kaluara, kur partneri ynë strategjik dhe jo vetëm refuzon të bashkëpunojë dhe PD nuk mund të dilte kundër këtij bashkëpunimi.
Zoti Basha, zoti Alibeaj janë në këtë rrugëtim, janë bashkë dhe PD është PD, pse duhet të ketë një formacion të ri? Grupi Alibeaj ka ndjekur rrugën institucionale dhe ka qëndruar larg debateve me demokratët, dhe kanë bërë shumë mirë.
Se tani dy ndarjet janë filozofike dhe demokratët në këto momente duhet ta ndajnë vetë do ndjekin këtë linjë me asnjë bashkëpunim me partnerët dhe aleatët apo do ndjekin të ardhmen.
Në momentin që nga Foltorja është shkelur neni dhe flitet për revolucion. Vendimi i Zhukrit është në shkelje. Nuk kam besuar asnjëherë se pjesa e Foltores është shumica.
Zoti Berisha ka ndjekës por nuk është shumicë dhe nuk ka qenë asnjëherë shumicë dhe ky është mendimi im, kishim një protestë që e dëshmoi këtë. Kishim një protestë dhe ajo duhet ta dëshmonte.
Nuk është shumicë Foltorja dhe këtë e ka dëshmuar dhe në zgjedhjet e 6 marsit.
Protesta e 11 shkurtit ishte zhgënjyese jo vetëm për demokratë që menduan se do kishte zhvillim tjetër kjo protestë, por edhe për qytetarët që prisnin që opozita të jetë alternativë, kishte mospërputhje të protestuesve dhe ligjëruesve.
Ndër të tjera Karabina tha se mendon se dosja “McGonigal” ia ka mbyllur karrierën politike Edi Ramës, pavarësisht se vazhdon dhe përpëlitet, por se është një Kryeministër i frikësuar nën hetim dhe nën akuzë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vijim shtoi se ka besuar te Lulzim Basha pasi kam kuptuar që diçka nuk shkon në PD dhe si ka mundësi në gjithë këto nisma është penguar.
Edhe procesi i fundit i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nisi një proces i paparë ndonjëherë dhe nuk përfundoi dot, ka pasur gjithmonë pengesa.
Unë pres rikthim në politikë të tij. Basha e ka thënë vetë që nuk është larguar nga politika, por është tërhequr në të mirë të punës, për ta lënë PD të vazhdojë rrugëtimin e saj.
Do presim dhe do vazhdojmë, zoti Basha është në pozicion, është tërhequr në një moment në të mirë të punës, pastaj janë demokratët që do vendosin si do ecin dhe çfarë do bënë.
Ai po u tregon demokratëve dhe shqiptarëve se nuk është se ka punuar jo mirë.
Edhe ata që kanë menduar se mund të kishte ecuri Foltorja, nuk ka asnjë mundësi që të ecë përpara.
E organizuan gratë dhe vajzat demokrate, ato e ftuan në takim.



