Beograd, opozita sërish në rrugë kundër presidentit Vuçiç (VIDEO)

Beograd, opozita sërish në rrugë kundër presidentit Vuçiç (VIDEO)

Mijëra qytetarë serbë kanë protestuar sërish në rrugët e Beogradit kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandë Vuçiç. Me anë të kësaj proteste, e cila është e dyta e kësaj natyre pas asaj të së shtunës së kaluar, opozita kërkon dorëheqjen e presidentit. Liderët e opozitës serbe thonë se protesta e radhës do të jetë më 16 janar, në përvjetorin e vdekjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, vrasja e të cilit nxiti tensione në të dy vendet.

Ish-ministri serb Vuk Jeremiç dhe kryebashkiaku i Beogradit, Dragan Djilas, ishin në krye të protestës, pavarësisht reshjeve të dendura të borës në rrugët e Beogradit.

Kundërshtarët politikë të presidentit Vuçiç thonë se në vend është krijuar një atmosferë intimidimi dhe frike si rezultat i qeverisjes së koalicionit të tij.

Vuçiç, një ish-nacionalist, tani kërkon që Serbia të reformohet dhe t’i bashkohet BE-së. Por kritikët thonë se qeverisja e tij e ka kufizuar demokracinë dhe lirinë e medias në vend.

Pas protestës së javës së kaluar, Vuçiç e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të reja, një kërkesë kjo e opozitës. “Edhe nëse do të dilnin 5 milionë njerëz në rrugë, nuk ka zgjedhje të reja”, tha ai.

Kjo bëri që shumë protestues t’i përgjigjeshin me pankarta. Shumë prej tyre mbanin veshur shirita ku shkruhej “1 në 5 milionë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy